Butrinti, rekord turistësh/ MIA: Numër rekord, 44 555 turistë vizituan Parkun në Korrik
Butrinti po përjeton një bum turistik këtë verë, duke u kthyer në një nga destinacionet më të vizituara të vendit. Vizitorët vlerësojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore, ndërsa jehona e tij po rritet edhe në mediat e huaja
Një numër rekord prej 44 555 turistësh vizituan Parkun Kombëtar të Butrintin në muajin korrik, sipas të dhënave zyrtare të raportua nga Agjencia për Media dhe Informim!
Sipas të dhënave zyrtare, në 7 mujorin e parë të vitit 2025 Parku Kombëtar i Butrintit tejkalon 150,000 vizitorë”.
Kjo shënon një rritje prej gati 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Turistët e huaj vlerësojnë veçanërisht peizazhet natyrore të ruajtura mirë, mundësinë për të eksploruar trashëgiminë kulturore duke e kombinuar këtë aventurë edhe me pushimin në bregdetin e jugut”, shton MIA.
Ndërkaq, vendi ynë vijon të krijojë jehonë edhe në mediat e huaja si një destinacion që nuk duhet lënë pa vizituar.
Prestigjozja britanike Express, e cilëson Shqipërinë si një vend ku riviera është e pabesueshme dhe se mikpritja e vendasve I jep një shije edhe më të mirë vizitës.
Në artikull madje Express përmendi dhe zjarret, që sipas saj do të frikësonte turistët por që gjatë vizitës asgjë nuk ishte ashtu siç dëgjohej. Madje përkundrazi, sipas artikullit ndonëse ka zjarre a pothuajse në të gjithë Shqipërinë, industria e turizmit po vazhdon si zakonisht.
“Na është bërë mjaft e qartë se qeverisja lokale në Shqipëri ka qenë proaktive në evakuimin e turistëve, sa herë ka qenë e nevojshme”, shtoi gazetari.
“Duke qenë nga Zelanda e Re, ne nuk dimë shumë nga zjarret e mëdha, kështu që mendoj se aty hyn një pjesë e ankthit. Ky është një territor i panjohur për ne, ndërsa për njerëzit këtu, është shumë më qetësues”, thotë ai.
Pavarësisht ankthit nga zjarret, Express bie dakord se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar .
