TË HUAJT PO “KAPIN MOMENTIN”! Shtohet interesi për banesa përtej Tiranës. Agjentët e shitjes: Ligji i Rivlerësimit sjell pezullim në shitje dhe blerje
Turistët e huajt po kërkojnë prona për investim në shqipëri gjithmonë e më shumë ku në gjashtëmujorin e fundit sipas agjentit imobilar është vënë një rritje e interesit për zonat historike e kulturore si Gjirokastra dhe Korça. Sipas ekspertëve me rritjen e interesit ndërkombëtar dhe zhvillimin e turizmit, Shqipëria po pozicionohet si një treg gjithnjë e më tërheqës për investime në sektorin imobiliar.
Qendra e Tiranës vijon të mbetet një nga zonat më të kërkuara për investime në pasuri të paluajtshme.
Megjithatë, dinamika e tregut imobiliar në vend ka nisur të ndryshojë.
Sipas agjentit imobilar, Orgest Beti, në gjashtëmujorin e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e interesit nga investitorët e huaj, të cilët po kërkojnë mundësi jo vetëm në kryeqytet, por gjithnjë e më shumë edhe në zona të tjera të Shqipërisë.
Sipas agjentit imobiliar, investitorët po shfaqin interes të veçantë për prona dhe qytetet me histori e kulturë të pasur si Gjirokastra dhe Korça.
Megjithatë, tregu imobiliar po përballet me një situatë të pazakontë në lidhje me çmimet për shkak të diskutimit mbi ligjin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, i cili sipas agjentit ka pezulluar përkohësisht shumë vendime të shitjes apo blerjes.
Gjithsesi me rritjen e interesit nga të huajt dhe fokusin në turizmin vendi ynë po shndërrohet në një treg gjithmonë e më tërheqës nga investitorët

