TË HARRUARIT E SAKRIFICËS! 81-vjeçari “i harruar” nga shteti! Ish-minatori jeton në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës
Myslim Rexha, një 81-vjeçar që prej 2019 jeton në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti. Ish-minator për më shumë se 25 vite, ai sot jeton me frikën se çatia mund t’u shembet mbi kokë. Ai thotë se me një pension minimal vetë është i pamundur ta rregullojë, ndaj kërkon ndërhyrje sa më parë që të jetojë i sigurt.
Në këtë shtëpi të dëmtuar, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet jeton Myslim Rexha, 81 vjeç.
Çatia gati duke rënë është pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të 2019 e që atëherë 81-vjeçari jeton me frikën se çatia mund të bjerë
Thotë se që prej tërmetit të para pesë viteve, dëmet janë shtuar por askush nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa vetë me një pension nuk mund ta rregullojë.
81-vjeçari është një nga mijëra minatorët që punuan për vendin por sot thotë se është i harruar.
Ndihma më e madhe i ka ardhur nga shokët. Janë ata që i qëndruan pranë në ditët më të vështira.
Nuk po kërkon shumë, vetëm që t’i rregullohet çatia pasi jeton me frikën se do t’i shembet.

