Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës shqiptare

Për të tretin vit me rradhë lin festival ka bërë bashkë fëmijë, të rinj, prindër e gjyshër.

Altin Tila organizator i këtij festivali thekson se  qëllimi nuk është vetëm krijimi I një atmosere të gëzueshme por edhe përccmimi I vlerave të trashëgimisë tek brezat e rinj.

“Transmetimi I vlerave të trashëgimisë tone etnokulturore tek të rinjtë dhe si modele suksesi. Sot patëm dhe mentorime nga personalitete, folëm për turizmin e qëndrueshëm, për trashëgimin tonë, etj."

“Detyra jonë është që muzikën tone tradicionale ta çojmë edhe tek brezi I ri dhe ta integrojmë në të gjitha zhanret e tjera për mos të humbur”.

Për artistët performues në këtë festival, Lini mbetet jo vetëm një destinacion  që duhet vizituar por edhe një vend që përcjell në të gjitha dimensionet e historinë së lashtë  të tij.

Lin Festival ka mbledhur me qindra banorë dhe turistë të huaj gjatë mbrëmjes së parë të cilët pushojnë në në fshatin e konfirmuar tashmë si vendbanimi më i vjetër në Europë.