VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2025, 08:36
Pasagjerët e një fluturimi nga Korfuzi për në Dyseldorf përjetuan momente tmerri kur motori i djathtë i avionit u përfshi nga flakët.
Aeroplani Condor B757-300, gjatë ngritjes dhe në një lartësi prej rreth 1,500 metrash, filloi të digjej në motorin e djathtë. Në atë moment, qytetarët dhe vizitorët mbi portin e Korfuzit dëgjuan një zhurmë të fortë.
Sipas mediave greke, avioni bëri një kthesë rrethore dhe u drejtua fillimisht paralel me pistën.
Më pas u ngjit në një lartësi prej 6,000 deri 8,000 këmbësh dhe u drejtuar drejt aeroportit të Brindisit në Itali, ku u sigurua ulja e sigurt.
Ngjarja shkaktoi frikë te pasagjerët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
