Drejt paqes në Ukrainë? Çika: Takimi i djeshëm i Alaskës ishte i një niveli shumë të lartë

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi i djeshëm në Alaskë mes presidentit të SHBA, Trump dhe atij të Rusisë Putin ishte një takim i nivelit shumë të lartë.

Çika: Takimi i djeshëm i Alaskës ishte një takim i nivelit shumë të lartë.

Një takim i cili duhet parë dhe duhet analizuar në disa rrafshe.

Në radhë të parë duhet analizuar në rrafshin që lidhet në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet SHBA dhe Rusisë.

Pra rikthimin e takimeve dhe dialogut ndërmjet këtyre dy vendeve kryesisht në nivele të larta.

Ka pasur dialog ndërmjet edhe gjatë periudhës së luftës, por në nivele presidenciale është takimi i parë.

E dyta futet duhet thënë për qëllimin e takimit.

Qëllimi i takimit kryesisht kishte të bënte me ndalimin e luftës apo gjetjen e një zgjidhjeje për vazhdimësinë se si ky konflikt duhet të marri fund.