Erdogan: Bisedimet Trump-Putin në Alaskë i dhanë shtysë përpjekjeve për t'i dhënë fund lu*tës në Ukrainë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar në lidhje me samitin midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë.

Erdogan në një postim në "X " shkruan se bisedimet dhanë një shtysë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Ai gjithashtu deklaroi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes.

“Bisedimet e zhvilluara në Alaskë midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, z. Trump, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, i dhanë një shtysë të re përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ne e mirëpresim Samitin e Alaskës me kënaqësi dhe shpresojmë që ky proces i ri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Zelensky, do të hedhë themelet për një paqe të qëndrueshme.

Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes," shkruan presidenti turk.