Më shumë se 10 mijë asistentë fluturimi hyjnë në grevë, Air Canada anulon qindra fluturime

Air Canada ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj pas grevës nga stafi.

Mesohet se nga kjo grevw janw prekur rreth 130,000 pasagjerë në ditë.

Sindikata që përfaqëson më shumë se 10,000 asistentë fluturimi të Air Canada konfirmoi fillimin e grevës të shtunën në mëngjes.

Kompania ajrore tha se kishte pezulluar të gjitha fluturimet, përfshirë ato nën degën e saj Air Canada Rouge, dhe i këshilloi pasagjerët e prekur të mos udhëtonin për në aeroport përveç nëse fluturonin me një linjë ajrore tjetër.

Asistentët e fluturimit të Air Canada po kërkojnë paga më të larta dhe të paguhen për punën kur avionët janë në tokë.

Kompania ajrore thotë se rreth 500 fluturime do të preken në ditë.

Deri të premten në mbrëmje, linja ajrore tha se kishte anuluar 623 fluturime që preknin më shumë se 100,000 pasagjerë, si pjesë e një mbylljeje të operacioneve përpara grevës.

Në negociatat e kontratës, linja ajrore tha se u kishte ofruar asistentëve të fluturimit një rritje prej 38% në kompensimin total gjatë katër viteve, me një rritje prej 25% në vitin e parë.

CUPE tha se oferta ishte nën vlerën e tregut, nën pagën minimale dhe do t'i linte ende asistentët e fluturimit të papaguar për disa orë pune, duke përfshirë hipjen në bord dhe pritjen në aeroporte përpara fluturimeve.

Ministrja kanadeze e punës Patty Hajdu këtë javë i kërkoi Air Canada dhe sindikatës të riktheheshin në tryezën e negociatave për të shmangur një grevë.