Tenderi i EcoPark/ SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2025, 10:53
SPAK ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako lidhur me hetimet që po kryen për tenderin e EcoPark në Durrës.
Siç raportohet SPAK ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më pare, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM, për më shumë se tre orë.
Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun. AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.
Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’. Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
