EMRI/ I dënuar për disa vepra penale, 41-vjeçari që plago*i të riun në Korçë, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë.

Mësohet se autori i arrestuar është  Aleks Qiqi.

41-vjeçari raportohet se nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu.

Gjithashtu ai nuk ka një imazh "të pastër" para autoriteteve pasi rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Qiqi ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale si trafikim droge.

Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi.

41-vjeçari ka marrë dëmtime nga ngjarja por është në gjendje stabël ndërsa i riu i plagosur është në gjendje të rëndë.