Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, policia gjen dhe bashkon 4-vjeçaren nga Kosova me familjen

Një 4-vjeçare nga Kosova është bashkuar me familjarët pasi kishte humbur në plazhin e Shëngjinit.

Policia gjetin fëmijën e humbur dhe arriti të rikthentë vogëlushen tek prindërit.

Fatmirësisht vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, tha policia.