Trump-Putin në Alaska, Zelensky: Takimi duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë

Në një postim në X para samitit në Alaska, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se "Ukraina mbështetet tek Amerika”

Në deklaratë Zelensky përputhet me komentet e Trump, duke thënë se takimi i sotëm është “me të vërtetë me rrezik të lartë” dhe se samiti “duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë” dhe një takim trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

Ai shton se Ukraina po dërgon përforcime për të ndalur përparimet e Rusisë në lindje të Ukrainës, përfshirë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia – dy territore që ka gjasa të jenë në qendër të bisedimeve të sotme.

Deklaratën e mbyll me thirrjen për t’i dhënë fund luftës dhe për Rusinë që të ndërmarrë “hapat e nevojshëm”, shkruan BBC.