Sinanaj: Individët e kanë të rëndësishme të shfaqin jetën e tyre private në rrjetet sociale

Sociologia, Eva Sinanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se ende individët e shoqërisë shqiptare e kanë shumë të rëndësishme të shfaqin jetën e tyre private në rrjetet sociale.

Sinanaj: Edhe kjo verë nuk i ka shpëtuar masivitetit dhe nuk i ka shpëtuar dukjes.

Pra mesa duket ende individët e shoqërisë shqiptare e kanë shumë të rëndësishme të shfaqin jetën e tyre private dhe ta bëjnë publike.

Kjo ndodh jo vetëm për personazhe publikë të caktuar, por ndodh edhe për individë të zakonshëm të shoqërisë.

Mendoj se shoqëria shqiptare ka shumë boshllëqe të cilat mundohet ti zbehi me anë të filtrave.