Kryeministri izraelit zbulon 3 synimet e tij për Gazën! Netanyahu: Jemi në rrugë të mbarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2025, 22:26
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News ka folur për tre qëllimet që ai ka për Gazën.
Netanyahu tha se qëllimet e tij në Gaza janë eliminimi i Hamasit, lirimi i pengjeve dhe garancia se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelit.
“E para është eliminimi i Hamasit si një “fuqi qeverisëse dhe ushtarake në Gaza”. Së dyti, duam të sigurojmë lirimin e të gjithë pengjeve dhe, së treti, të sigurohemi që Gaza “nuk përbën përsëri kërcënim për Izraelin“, shpjegon Netanyahu.
Gjithashtu Netanyahu tha: «Jemi në rrugë të mbarë».