Donald Trump krahason Sydney Sweeney-in dhe Taylor Swift-in mes polemikave për një reklamë
Presidenti Donald Trump ka lavdëruar aktoren Sydney Sweeney ndërkohë që ka sulmuar sërish superyllin e muzikës pop Taylor Swift.
Komentet e tij vijnë mes reagimeve publike për fushatën më të fundit reklamuese të Sweeney-it me American Eagle dhe ringjallin antipatinë e kahershme të Trump-it ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Swift për kandidatët demokratë.
Trump krahason Taylor Swift-in me Sydney Sweeney-n në një postim të ri
Në një bisedë me gazetarët me 3 gusht, Donald Trump shprehu admirim për Sydney Sweeney-in, pasi mësoi se ajo është republikane e regjistruar.
Ai e vlerësoi aktoren për fushatën e saj të re me American Eagle, e cila është kritikuar për promovimin e standardeve problematike të bukurisë. Duke injoruar kritikat, Trump e quajti reklamën “MË E NXEHTA” dhe tha se “shitjet e xhinset po fluturojnë”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai i vazhdoi lëvdatat për Sweeney-in dhe e krahasoi me Taylor Swift-in. Trump shkroi: “Shikoni këngëtaren Woke Taylor Swift... S’mund ta duroj (E URREJ!). U fishkëllye në Super Bowl dhe nuk është më seksi.”
Ai e lidhi rënien e saj të supozuar me përkrahjen që i dha demokrates Kamala Harris gjatë zgjedhjeve të vitit 2024.
Armiqësia e gjatë e Donald Trump-it ndaj Taylor Swift-it u përshkallëzua pas mbështetjes që ajo i dha Harrisit në shtator të vitit 2024. Në atë kohë, ai shkroi në rrjetin e tij social: “E URREJ TAYLOR SWIFT-in.”
Megjithatë, përpjekjet e tij për të kthyer mbështetësit kundër saj nuk duket se kanë pasur ndikim të madh. Mbesa e tij Arabella mori pjesë në turneun Eras së bashku me Ivanka Trump-in në tetor.
Nga ana tjetër, Sydney Sweeney nuk ka komentuar mbi bindjet e saj politike dhe as për përkrahjen publike të Trump-it. Reklama e saj me American Eagle, me titull “Sydney Sweeney ka xhinse të mrekullueshme”, është bërë subjekt debatesh të ashpra.
Kritikat pretendojnë se reklama përdor trope për “superioritetin gjenetik” duke theksuar flokët bionde dhe sytë blu të aktores, duke sjellë ndër mend krahasime të sikletshme me reklamën e diskutueshme të Brooke Shields për Calvin Klein në vitet ’80.
Trump ka sulmuar vazhdimisht markat që i cilëson si “woke”, përfshirë Bud Lite dhe Jaguar, ndërkohë që paraqet Sweeney-in si të kundërtën e kësaj kulture.
Ai e mbylli postimin e tij me fjalët: “Era ka ndryshuar seriozisht. Të jesh WOKE është për humbësit, të jesh Republikan është ajo që duhet të jesh.”
