Zjarr në Mallakastër/ Zjarrfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve, situata drejt normalizimit

Një zjarr ka rënë mesditen e së enjtes në fshatin Visokë të Mallakasrtrës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Mallakastër ka marrë njoftim për flakët dhe ka ndërhyrë menjëherë në terren.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e tij nga era ka rritur rrezikun për disa banesa pranë zonës së prekur.

Forcat zjarrfikëse po punojnë me intensitet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë ende të pakonfirmuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rrezik të mundshëm, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur.