U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk/ Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur, mesazhi i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij.
Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:
“Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”
Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay.
