Emisarja e Britanisë për Ballkanin Perëndimor flet me Kurtin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2025, 22:38
E dërguara e posaçme e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka diskutuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për shqetësimet e saj lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Dame Karen theksoi se Britania e Madhe mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Britaninë e Madhe në tetor. Ajo do të flasë gjithashtu me presidentin e Serbisë