Thirrjet raciste në Kumanovë/ Ademi: Tek ekipi i basketbollit të Maqedonisë së Veriut, ka patur edhe basketbollistë shqiptar
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 5 Gusht 2025, 09:42
Gazetari, Mustafa Ademi në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë thirrjeve raciste kundër shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, tek ekipi maqedonas ka pasur edhe lojtarë shqiptarë.
Ademi: Është shumë e çuditshme.
Ne vërtet si shqiptarë nuk mund ta kuptojmë.
Luhej një ndeshje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarët.
Mbi të gjitha në ekipin e Maqedonisë së Veriut, në pesëshen e parë ka patur edhe basketbollistë shqiptarë.
Për ne si gazetarë të sportit nuk është diçka shumë e çuditshme pasi shumë shpesh i dëgjojmë gjëra të tilla.
Por në sporte më pak të shikuara nuk është se janë dëgjuar.
