Përplasja e Gjeloshajt me Presidentin e Malit të Zi/ Flamuri: Ja kush është ''molla e sherrit''

Analisti, Sami Flamuri në një intervistë në Ora News tregoi se kush ishte ‘molla’ e sherrit mes presidentit të Malit të Zi, Milatovic dhe zëvendës kryeministrit Gjeloshaj.

Flamuri: ‘Molla e sherrit' është pothuajse plantacioni i 13 korrikut e cila shtrihet gati 70% në territorin e komunës së Tuzit.

E cila duhet ti paguajë Tuzit gati 2.5 milion euro në vit.

Dhe nëse ky ligj u rikthye posaçërisht, puna sepse Milatovic e ka këshilltarin e tij ish-drejtorin e plantacioneve dhe kjo ishte ajo çështja dmth që përse u përhapen mesazhet private që dolën në publik.

Dhe aty filloi të bëhej gjithë kjo zhurmë e cila shkoi në një farë reagimesh të ndërsjella të cilat ishin pak të ashpra.

Nikaj tha që nuk i shërbente që ta rikthente këtë ligj në parlament.

Ky ligj do të rikthehet tani në parlament.

Është ligji për tatimin mbi patundshmëri.