Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Kaos në qarkullim, ndërpritet transporti hekurudhor dhe pezullohen fluturime

Stuhia Floris ka paralizuar Skocinë, duke shkaktuar kaos në transport dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

Autoritetet kanë lëshuar disa paralajmërime dhe u kanë kërkuar banorëve të tregohen të kujdesshëm.

Transporti hekurudhor është ndërprerë pothuajse tërësisht.

Janë vendosur kufizime shpejtësie dhe anuluar shërbime, ndërsa linjat e trenave do të qëndrojnë të mbyllura deri në një inspektim të dëmeve.

Fluturimet nga aeroporti i Glasgout janë pezulluar. Rreziku i pemëve që bien dhe i ndërprerjeve të energjisë elektrike mbetet i lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollojnë vazhdimisht përditësimet dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.