Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, mbi 2500 të evakuuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2025, 07:57
Mbi 2,500 persona u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën Korenë e Jugut gjatë natës.
Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, deri në orët e para të mëngjesit, 2,523 persona ishin evakuuar në gjashtë qytete dhe provinca kryesore jugore; Busan, Gwangju, Chungcheong Jugor, Jeolla Jugor, Gyeongsang Verior dhe Gyeongsang Jugor.
Reshjet më të dendura të shiut goditën veçanërisht pjesën jugperëndimore të vendit.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonat e rrezikut.
