Son luan ndeshjen e fundit sot me Tottenham, e pret aventura amerikane

Heung Min Son ka vendosur përfundimisht të largohet nga Tottenham Hotspur pas 10 viteve të kaluara në klub.

Sulmuesi koreano-jugor do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit me Spurs, ndaj Newcastle United në Korenë e Jugut, në kuadër të një turi komercial të klubit.

Sipas GiveMeSport, Son ka arritur një marrëveshje me Los Angeles FC, me klubin amerikan që është në negociata të avancuara me Tottenham për një transferim me vlerë rreth 15 milionë funte dhe marrëveshja pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.

Son e përshkroi largimin si ‘më të vështirin që kam marrë në karrierën time’, gjatë një paraqitjeje me trajnerin e ri të Spurs, Thomas Frank.

Erdha në Londrën veriore si fëmijë, në moshë shumë të re, një djalë i ri erdhi në Londër i cili as nuk fliste anglisht. Të largohem nga ky klub si një burrë i rritur është një moment shumë, shumë krenarie”, deklaroi Son.