Incidente në protestat kundër emigrantëve në Mançester dhe Londër, arrestohen disa persona
BRITANI- Përplasje dhe incidente kanë shpërthyer gjatë protestave kundër imigracionit në Britani, me autoritetet policore që kryen disa arrestime.
Protestuesit që bënin thirrje për deportime masive të imigrantëve, si dhe anëtarëve të grupeve antiraciste, u mblodhën në qendër të Mançesterit si pjesë e një marshimi të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë Britania e Para.
Dy grupet u përleshën në fillim të marshimit përpara se policia t'i ndante.
"Kthejini aty nga kanë ardhur, mos i lini të hyjnë, ndalojini, kemi hotele plot me emigrantë dhe kemi edhe të pastrehët tanë në rrugë që lypin ushqim, pa strehë", tha një protestues në Mançester.
Në Londër, protestuesit dhe kundërprotestuesit u mblodhën pranë një hoteli që strehonte azilkërkues në qendër të qytetit.
Protestat dhe kundërprotestat anti-emigrantë kanë qenë një dukuri e rregullt në qytetet britanike në javët e fundit.
