Vrau me armë 4 persona në një bar në Montana të SHBA-së, autori i dyshuar me probleme të shëndetit mendor ende në arrati, konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm
Kërkimet për 45-vjeçarin që qëlloi dhe vrau katër persona në një bar në Anaconda vazhdojnë për të dytën ditë në një zonë malore të Montanës perëndimore.
Michael Paul Brown, një veteran i ushtrisë, iku nga bari me një kamionçinë të bardhë që më vonë e braktisi. Autoritetet besojnë se ai është i armatosur dhe konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Baristi dhe tre klientë, me shumë mundësi të vetmit në bar në atë kohë, u vranë nga plumbat e Brown. Personi i armatosur, i cili jetonte ngjitur me barin, nuk duket se ka pasur ndonjë armiqësi të mëparshme me viktimat.
Ai ishte anëtar i ekuipazhit të një tanku nga viti 2001 deri në vitin 2005, përfshirë një vit në Irak. Më vonë ai u bashkua me Gardën Kombëtare të Montanës dhe u largua nga ushtria në vitin 2009. Mbesa e atentatorit tha se ai kishte probleme të shëndetit mendor prej kohësh.
