Ish-deputeti i shquar indian dënohet me burgim të përjetshëm për përdh*nimin e një punonjëseje shtëpiake

Një gjykatë në Indinë jugore ka dënuar një politikan të shquar dhe ish-deputet në shtetin e Karnataka-s me burgim të përjetshëm për përdhunimin e një prej punëtoreve të tij shtëpiake.

Dënimi për Prajwal Revanna, i cili vjen nga një familje e shquar politike në shtet, u njoftua të shtunën.  Revana i kishte mohuar akuzat, ndërsa si ka të drejtë të apelojë dënimin. Ai ende përballet me dy raste të tjera përdhunimi dhe një rast ngacmimi seksual, të cilat gjithashtu i ka mohuar.

Rasti i 34-vjeçarit, Revana doli në dritë për herë të parë në vitin 2023, kur videot e të njëjtit protagonist në incidente abuzimi u publikuan në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim në të gjithë vendin. Edhe pse ai vetë nuk i kishte komentuar ato, disa nga zyra e tij thanë se ato ishin të falsifikuara.

Revanna është nipi i ish-kryeministrit indian H. D. Gowda, partia e të cilit Janata Dal është aleate me BJP-në e kryeministrit aktual Narendra Modi. BBC shkruan se është e rrallë që një person me një sfond kaq të shquar politik të ndëshkohet në një rast të tillë në Indi.

Ai përfundimisht u largua nga India në prill 2024 duke përdorur pasaportën e tij diplomatike, ndërsa u arrestua një muaj më vonë pasi u kthye nga Gjermania.