Lavazhet nisin çmontimet/ Rama: Çuna, respekte! Po kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2025, 15:55
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, sa i takon çlirimit të hapësirave publike. Shefi i qeverisë ka ndarë video, në të cilën shfaqen pronarët e lavazheve dhe gomisterive, duke çmontuar tendat në zonat e banuara.
“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi? Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijë”, shkruan Rama.