Newcastle i kthen përgjigje negative Liverpoolit, refuzon 110 mln paund për Isak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2025, 22:13
Alexander Isak është kthyer në një objektiv primar për Liverpool-in në këtë merkato vere.
Pavarësisht investimeve të mëdha në merkato, ku janë afruar emra të mëdhenj, kampionët e Anglisë nuk kanë ndërmend të ndalen.
Sipas asaj që u raportua nga mediat britanike, Liverpool bëri ofertën e parë zyrtare për shërbimet e sulmuesit suedez.
Të kuqtë ofruan 110 milionë paundë, plus bonuse, por përgjigjja që morën, nuk ishte ajo që dëshironin.
Newcastle ka refuzuar ofertën e Liverpool, pavarësisht se dëshira e lojtarit është që të largohet. Isak thuhet se ka arritur marrëveshjen personale me të kuqtë.

