25 vjet nga rënia në krye të detyrës, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Arben Zylyftari

Në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore për ish-drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Arben Zylyftari, i cili humbi jetën 25 vjet më parë, në krye të detyrës.

Në ceremoni morën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro, familjarë dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut.

Gjatë fjalëve të tyre, drejtuesit Bizhga dhe Mandro vlerësuan veprën e ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit Arben Zylyftari, i cili humbi jetën gjatë përballjes me elementin kriminal.

Ata u shprehën se kujtimi i tij do të vlerësohet ndër breza dhe se emri i tij do të jetë gjithmonë pjesë e Policisë së Shtetit.

Bashkëshortja dhe djali i Dëshmorit të Atdheut, gjatë fjalëve të tyre, kujtuan me mall familjarin e tyre dhe shprehën mirënjohje për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kujtojnë ndër vite punonjësit që sakrifikuan jetën e tyre, për të mirën e të gjithëve.

Në fund të ceremonisë, të panishmit vendosën kurora me lule në bustin e Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari.