EMRAT/ Pl*gosi 42-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2025, 19:30
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Bledar Bylybashi i cili dyshohet se pasditen e sotme ka goditur me sende të forta një 42 vjeçar Brigel Bizi, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në komunikatën zyrtare, policia njofton se falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
