FBI hap zyrën e parë në Zelandën e Re për të l*ftuar kr*met kibernetike
Drejtori i FBI-së, Kash Patel ka bërë me dije se është hapur zyra e parë e kësaj byroje në Zelandën e Re. Patel hapjen e zyrës së re e e quajti një përpjekje për të ndihmuar në goditjen e aktiviteteve të Kinës në sulmet kibernetik dhe për të forcuar mbrojtjen e kombeve “Pesë Sytë” .
“Njoftimi se po hapim zyrën tonë të atasheut të zbatimit të ligjit këtu në ëellington i tregon botës se FBI- ja në fakt po i jep përparësi një pranie të përhershme në të gjitha vendet e Five Eyes”, tha Patel.
Patel tha se SHBA-të dhe Zelanda e Re do të punojnë së bashku për disa nga çështjet të rëndësishme globale. FBI-ja ka stacionuar staf në ëellington që nga viti 2017, si një nën-zyrë e zyrës ligjor në kryeqytetin e Australisë, Kanberra. Zyra e re do të ketë përgjegjësinë për partneritetet në Zelandën e Re, Antarktidë, Samoa, Niue, Ishujt Kuk dhe Tonga.
Ministrja përgjegjëse për shërbimet e inteligjencës së Zelandës së Re, Judith Collins, tha se ajo dhe Patel kishin shkëmbyer një sërë njohurish mbi fusha të tilla si krimi i organizuar transnacional, antiterrorizmi, siguria kibernetike dhe spiunazhi.
