FOTO+VIDEO/ Rey Manaj bëhet “sheik”, zbulohen detajet e super-kontratës arabe

Rey Manaj befason jo pak me zgjedhjen e tij të radhës, me “bomberin” kuqezi që largohet jo vetëm nga Sivasspor, por dhe nga Evropa.

Në fakt, prej disa ditësh qarkullonte një lajm se Manaj do të transferohej në Emiratet e Bashkuara Arabe, zëra që tashmë morën trajtë zyrtare me klubin e Sharjah FC që bëri publike transferimin e sulmuesit shqiptar.

Pavarësisht se ishte një nga emrat më të lakuar në Turqi në dytë vitet e fundit, Manaj preferoi një kontratë më të mirë në aspektin financiar.

FOTO+VIDEO/ Rey Manaj bëhet “sheik”, zbulohen detajet e

Sulmuesi kuqezi nënshkroi për 2 vite me ekipin e Sharjah FC nga ku do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon. Me këto shifrat, Manaj kthehet në një nga legjionarët më të paguar në treg.

FOTO+VIDEO/ Rey Manaj bëhet “sheik”, zbulohen detajet e

Afro 2 milionë euro përfitoi ekipi i Sivasspor nga shitja e tij. Manaj largohet nga Sivas si një hero, me sulmuesin që në dy sezone realizoi 34 gola dhe dhuroi 11 asiste.

FOTO+VIDEO/ Rey Manaj bëhet “sheik”, zbulohen detajet e

Pas largimit të tij nga Sivas, Manaj i dedikoi fjale zemre tifozëve të ish ekipit të tij, por nuk harroi as të shfryj kundër drejtuesve të klubit më të cilët pati përplasje të forta kohët e fundit.

FOTO+VIDEO/ Rey Manaj bëhet “sheik”, zbulohen detajet e

Kjo lëvizje e Rey Manaj, me transferimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, e bën të paqartë të ardhmen dhe rolin në ekipin përfaqësues.

Së fundmi Manaj ishte kthyer në titullar në radhët e Shqipërisë, por mbetet për t’u parë se në çfarë gjendje do të vijë sulmuesi në shtator, në sfidën e radhës në kualifikueset e Botërorit, kundër Letonisë në “Air Albania”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sharjah Football Club (@sharjahfc)