Kurtua: Dua ta mbyll te Reali

Qëndrimi i Realit të Madridit është mjaft i qartë, por ai i Kurtuasë nuk bën përjashtim.

Lojtari i Madridit bëri një deklaratë gjatë vizitës së tij në pistën “Spa” në vendin e tij të lindjes, gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1.

Portieri i “Merengues” foli hapur për statusin aktual të rinovimit të tij dhe atë çfarë mendon për të ardhmen.

“Negociatat janë duke vazhduar”, tha portieri.

Ky qëndrim nga Kurtua ka ardhur në një moment kur klubi merengues ka bërë me dije se do të rinovojë edhe për një vit kontratën aktuale me të.

Kujtojmë se kontrata e Kurtua zgjat deri në vitin 2026, por Reali ka rënë dakord për shtyrjen me një vit më shumë.

“Dua të qëndroj te Real Madridi sa më gjatë të jetë e mundur. Ëndrra ime është të dal në pension me ta”, tha ai.