TRANSFORMIMI I LUKA DONÇIÇ! Pas kritikave mbi fizikun, “ylli” slloven i NBA-së shfaqet në super-formë
Ylli i NBA Luka Donçiç e ka shfrytëzuar verën jo për të pushuar, por për të punuar fort. Pas kritikave për peshën e tij, 26-vjeçari i është nënshtruar një stërvitje të rreptë, dhe tashmë ai është më në formë se kurrë.
Më pak birrë, më shumë bajame dhe proteina. Dy herë stërvitje në ditë, të shoqëruar me një dietë të rreptë, - kjo ishte as më pak e as më shumë, por formula magjike që e ndihmoi basketbollistin slloven Luka Donçiç të binte në peshë.
Pamja e tij e re është mëse e dukshme, me trupin e tonikfikuar dhe me muskuj, gjë e cila duket se i ka rritur vetëbesimin 26-vjeçarit.
Në fakt, kohëve të fundit ylli i NBA u përball me kritika në rritje për peshën e tij. Forma e tij fizike nuk e favorizonte as në parket, duke bërë që të largohej nga ish ekipi i tij i Dallas.

Por edhe pas transferimit te Los Angeles Lakers, ylli slloven nuk pati sukses duke mos dhënë kontributin e duhur për ekipin, që u eliminua në fazën e play off nga Minesota, në raundin e parë.
Por Doncic nuk zgjodhi të dorëzohej, por përveshi mëngët, duke dëshmuar se ai donte ta mbronte fort titullin sin je prej basketbollistëve më të mirë në botë.
"Unë jam një djalë konkurrues. Kjo verë ishte ndryshe. Ajo që ndodhi më motivoi të bëhesha më i mirë. I jam nënshtruar një programi serioz përgatitor, me ngritje peshash dhe ushtrimesh. Bë 2 stërvitje 90 minutëshe ne ditëm me stomak bosh", tha ai për revistën Men's Health.
Kampioni nga Lubjana do të marrë pjesë në Euro 2025 të NBA, dhe tifozet e Lakers mezi po e presin këtë sezon me Doncic në krye, ne super forme.
Gjithashtu edhe ekipi i Los Angeles ka pritshmëri për një sezon të suksesshëm, çka përkthehet në më shumë të ardhura financiare për ekipin.

