Kujdes me fëmijët gjatë Verës! Mjekja pediatre shpjegon rreziqet nga luhatjet e temperaturës

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, mjekja pediatre, Sonila Brati foli mbi ndikimin që kanë ndryshimet e papritura të temperaturave në shëndetin e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e hidratimit dhe mbrojtjes nga dielli gjatë verës.

" Mendoj që më tepër ndikon në organizmin tonë edhe një lloj luhatje që i bëhet temperaturave por edhe faktit që ti nga një temperaturë 39-40 shkon në një temperaturë 29 gradë do të thotë që dhe trupi e ka të vështirë të bëj një lloj përshtatshmërie.

Megjithatë ato që janë më problematike janë kryesisht tek fëmijët dhe mbase më pak tek të rriturit.

Tek fëmijët, luhatja e temperaturave bën një lloj lodhje më të shprehur, të kenë një lloj mungese oreksi, ndonjëherë shfaqin dhimbje fyti apo kollë, kështu që ndikojnë në mënyrë absolute.

Edhe në dimër është e njëjta gjë. Në mënyrë absolute ndikon.

Ne mendojmë që vera ka më pak problematike se stinët e tjera. Dimri ka më shumë problematika.

Hidratimi dhe mbrojtja nga dielli janë të domosdoshme për fëmijët", u shpreh Brati.