Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2025, 15:19
Kohët e fundit në median rozë po qarkullon lajmi për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie.
Por së fundmi këto zëra janë shtuar më tepër.
Dy yjet e Hollywood-it, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit The Tourist në vitin 2010, thuhet se janë rikthyer në kontakt të ngushtë dhe po takohen fshehurazi mes Londrës dhe Los Angeles-it.
Sipas burimeve të huaja, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.
Një burim i afërt me çiftin dyshon se marrëdhënia është ende në fazat e para, por shton se Johnny ka pasur ndjenja për Angelinën prej vitesh dhe është i hapur për një lidhje serioze.
Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht në lidhje me këto thashetheme.
