Mali i Zi dhe Kina në bashkëpunim, SHBA kundër! Institucioni me të cilin bashkëpunon Podgorica është nën sanksione
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin mes Universitetit të Malit të Zi dhe një qendre kineze të super-kompjuterëve, e cila është nën sanksione amerikane. Si aleat i NATO-s, DASH thotë se Mali i Zi duhet të shmangë bashkëpunime në fusha të ndjeshme që cenojnë sigurinë e përbashkët.
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësimin për bashkëpunimin mes Universitetit të Malit të Zi dhe Qendrës Kombëtare Kineze të Super-kompjuterëve, thotë Departamenti amerikan i Shtetit.
Në një përgjigje për mediet thuhet se ky institucion drejtohet nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës, i cili është nën sanksione nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së.
SHBA e sheh institucionin si rrezik për sigurinë e saj dhe të aleatëve të NATO-s, prandaj ndalon çdo bashkëpunim me këtë qendër apo te tjera të lidhura me të.
DASH thekson se Mali i Zi është aleat i NATO-s dhe lider në ndërtimin e kapaciteteve rajonale kibernetike.
Sinkron Partneritetet e tij në fusha të ndjeshme, si inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike, duhet të jenë në përputhje me prioritetet e përbashkëta të NATO-s në siguri dhe të shmangin bashkëpunimin me subjekte të lidhura me përpjekjet e Kinës për modernizim ushtarak.
Ky Departament thekson, po ashtu, se është e rëndësishme që institucionet akademike dhe kërkimore të miratojnë masa të forta sigurie, duke përfshirë, por pa u kufizuar në verifikimin e bashkëpunimeve dhe lidhjeve të tyre të mundshme me subjektet shqetësuese.

