Kujdes nënat e reja! Kontrollet mujore ndihmojnë në vlerësimin e zhvillimit të fëmijës

Në periudhën e temperaturave të larta, nënat e reja duhet të tregojnë kujdes të shtuar për foshnjat e tyre të vegjël. Mjekja familjare Artenida Bitri thekson rëndësinë e konsultimeve të rregullta pas lindjes. Mjekja këshillon që çdo shqetësim të merret seriozisht dhe të komunikohet menjëherë me pediatrin.

Në ditët e nxehta të verës, nënat e reja me fëmijë të vegjël duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme ndaj shëndetit të tyre dhe të bebeve të tyre.

Mjekja e familjes Artenida Bitri thekson se në dy javët e para pas lindjes, është shumë e rëndësishme që foshnjat të shkojnë  për kontroll te konsultorja për fëmijë, dhe më pas të ndiqen rregullisht me kontrolla mujore.

Gjatë këtyre vizitave, pediatria do të ketë mundësinë që të vlerësojë zhvillimin fizik dhe psikologjik të fëmijës.

Foshnjat janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të ambientit dhe mund të preken më lehtë nga sëmundjet.

Mjekja Artenida Bitri rekomandon që nëna të mbajë komunikim të ngushtë me pediatrin për çdo problem të mundshëm, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta.