Kujdes nga vapa/ Mjekja: Shmangni qëndrimin në diell
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 16:22
Kjo e shtunë shënoi një nga ditat më të nëxehta të verës. Edhe pse në ditët në vijim pritet që moti të jetë më I freskët, mjekët apelojnë që të bëhet kujdes në orët e pikut.
Jo vetëm në rrugë ku duhet shmangur qëndrimi në diell, por edhe në banesa sugjerohet një ambient më I freskët.
Ushqimet po ashtu në këto dy muaj këshillohet të jenë perime e fruta.
Në urgjencat e spitaleve në të gjtihë vendit gjatë kësaj jave është raportuar një rritje e pacientëve që kërkojnë ndihmë. Mjekët shtojnë se personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit duhet të jenë ata që të kenë më shumë kujdes.
