PAMJE/ Puthje dhe përqafime në foto, Ronela Hajati lë të nënkuptohet në videoklip se është në një lidhje të re?
Nga Amarda Vishnaj Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 21:44
Ronela Hajati ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, e shoqëruar me një videoklip që ka ngjallur menjëherë kuriozitet dhe diskutime në rrjet.
Në klip, Ronela shfaqet duke puthur disa fotografi ku ajo shihet në krahët e një mashkulli, duke u përqafuar në mënyrë të afërt dhe të ndjerë.
Deri më tani, këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment publik për jetën e saj sentimentale, por simbolika e klipit ka lënë vend për interpretim.

