Ngërçi politik në Kosovë/ Koci: Nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje. Nëse nesër nuk gjendet zgjidhje, Kuvendi pezullohet

Analisti, Melazim Koci në një intervistë në Ora News u shpreh për ngërçin politik në Kosovë se ende deri tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.

Koci: Gjykata Kushtetuese i dha edhe një afat të shkurtër Kuvendit, pra deri nesër në ora 24:00 që të provojnë të gjejnë një zgjidhje.

Dhe nëse ajo nuk gjendet në takimin që është caktuar për nesër, fillon faza gati dy javore e pushimit të aktivitetit të Kuvendit.

Kuvendi nuk do të ketë të drejtë as të tubohet dhe as të marrë asnjë vendim.

Praktikisht Kuvendi do të jetë i pezulluar.

Mbetet të shihet nëse do të ketë marrëvesheje deri nesër, unë nuk besoj.

Mund të arrihet marrëveshje në çasin e fundit se nuk është e pamundur.

Por deri tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje.