FOTO+VIDEO nga festa madhështore për 56-vjetorin e Jennifer Lopez

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, festoi ditëlindjen e saj të 56-të me një paraqitje glamuroze në Turqi. Ylli me famë ndërkombëtare zgjodhi Antalian për të festuar këtë ditë të veçantë. 

Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale, foto dhe video nga festa madhështore si dhe ka falenderuar fansat për urimet që mori.  

“Ditëlindja. Antalia, Turqi. Çfarë dhurate e çmuar jeni të gjithë! Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të mrekullueshme për ditëlindje”, shkroi Lopez në mbishkrimin e postimit të saj, duke u dukur e emocionuar nga dashuria që mori. 

Në fotot që ndau, Jennifer dukej duke shijuar festën e ditëlindjes, ndërsa në një video binte në sy torta e saj me tre kate. Këngëtarja u argëtua me të ftuarit e saj, ndërsa kërceu pa pushim, duke festuar në një ambient të veçantë të organizuar posaçërisht për të. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)