Pasi u nda nga Kim Kardashian "rilindi", komediani zbulon se si ka ndryshuar jeta e tij pasi u bë baba!

Aktori dhe humoristi amerikan Pete Davidson po përjeton një periudhë të artë në jetën e tij, jo vetëm në planin personal, por edhe me suksesin profesional. Jo vetëm që është bërë baba për herë të parë, por ka marrë vlerësime të shumta për rolin e tij në filmin e ri “The Home”, i cili pati premierën në New York.

Gjatë një interviste për E! News, Davidson rrëfeu emocionet e mëdha që po përjeton:

Të gjithë janë vërtet të emocionuar për mua, sepse e dinë që kjo ka qenë ëndrra ime. Më thonë se do të jem i shkëlqyer në këtë rol dhe se është gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Adam Sandler më ka dhënë këshilla të mrekullueshme. Është një ndjesi e jashtëzakonshme të kem kaq shumë mbështetje.

Duke folur për ardhjen në jetë të fëmijës së tij, Davidson u shpreh se ky është roli më i rëndësishëm i jetës së tij: “Mendoj se çdo prind dëshiron t’i japë fëmijës gjithçka që vetë nuk e ka pasur dhe të shmangë gjithçka që e ka lënduar. Mezi pres të kujdesem për të dhe t’i ofroj atë që mua më ka munguar.”

Davidson u ndal gjithashtu te mbështetja e jashtëzakonshme që ka marrë nga familja, miqtë dhe kolegët e tij, mes të cilëve edhe aktori i madh Adam Sandler, i cili i ka dhënë këshilla për karrierën dhe jetën personale. “Të ndjej kaq shumë mbështetje është diçka e rrallë dhe e veçantë”-shtoi ai.