''ALBSIG më i miri në pagesën e dëmeve'', Beqiri: Bizneset duhet të kenë sigurimin e përgjegjësisë

Drejtori i Sigurimit të Përgjegjësive në Albsig, Elvis Beqiri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se një biznes duhet të ketë sigurimin e përgjegjësisë së biznesit.

Beqiri: Të gjithë ne e dimë se çfarë është sigurimi TPL.

Sigurimi përgjegjësie i një pale të tretë.

Në rast se ti me makinën tënde dëmton një palë të tretë, është TPL ajo që dëmshpërblen palën e dëmtuar.

Ashtu siç kemi sigurimin e TPL për makinën, shumë mirë një biznes mund të ketë dhe duhet të ketë sigurimin e përgjegjësisë së biznesit.

Nëse unë kam një restorant dhe ndodh një fatkeqësi, prsh shpërthen një bombol gazi.

Unë krahas dëmeve që do kem në restorant si biznes, mund te kem edhe klientë apo pasuri ngjitur të dëmtuara.

Kjo policë sigurimi i dëmshpërblen këto klientë.

Krahas profesionalizmit dhe cilësisë, Albsig ka arritur të fitojë besimin e mijëra individëve, bizneseve anë e mbanë vendit.

Albsig është më i miri në pagesën e dëmeve.

I paguan dëmet në kohë rekord.