DIVJAKA, “KOPSHTI I EDENIT”/ AFP: Shqipëria mund të furnizojë Evropën me fruta ekzotike

Shqipërisë i është shtuar një tjetër potencial ekonomik. Agjencia e lajmeve AFP shkruan se ndryshimet klimatike kanë ndihmuar rritjen e frutave ekzotike në Shqipëri, ku produkte si fruti i pasionit dhe guava të prodhohen shumë mirë, duke hapur mundësi eksporti drejt Evropës. Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria ka potencial për të përmbushur kërkesat e tregut atje.

Agjencia e lajmeve AFP, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kultivimit të frutave ekzotike në Shqipëri me premisë eksportimin dhe shpërndarjen e tyre në Europë.

Ndryshimet klimatike në këtë drejtim kanë ndihmuar rritjen e tyre ne vendin tone thotë AFP.

Fruti i pasionit, guava, fruti i dragoit ose kwinoa prodhohen fare mirë në Divjakë.

Agronomi Irakli Shkoza ka hapur derën për ta ku ka treguar se ç’mund të rrisë në fermën e tij jo shumë larg bregdetit, të cilin AFP e ka cilësuar si Kopshti i Edenit nën diellin e Adriatikut.

Shkozës i lindi ideja për të diversifikuar prodhimin në vitin 2019, në një kohë të jetës së tij kur të tjerët shijojnë pensionin.

75-vjeçari solli fillimisht fara nga Afrika dhe Amerika dhe i mbolli ato në parcelën e tij prej dy hektarësh.Të gjitha bimët janë përshtatur shumë mirë me klimën e ngrohtë lokale.

Ne material vihet në dukje se papajat që gjenden në tregjet evropiane mblidhen ende të gjelbra dhe më pas dërgohen në Evropë ku piqen në mënyrë artificiale ndërsa në vendin tonë ato mund të piqen në pemë.

Ekspertët thonë se Shqipëria ka kapacitetin për të përmbushur kërkesat e tregut evropian dhe me eksportet e frutave ekzotike mund të realizojë një xhiro vjetore prej 100 deri në 200 milionë euro.