DETAJE nga vr*sja e çiftit të famshëm, i dyshuari i krimit telefonoi…

Raymond Boodarian është 22-vjeçari i akuzuar për vrasjen e mbikëqyrëses së muzikës së “American Idol”, Robin Kaye dhe bashkëshortit të saj, Thomas Deluca.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Encino, Kaliforni, më 10 korrik.

Prokuroria në Los Angeles ka treguar ngjarja tragjike ka ndodhur kur i riu dyshohet se po vidhte shtëpinë e çiftit të famshëm, me vlerë 4.5 milionë dollarë.

Robin Kaye dhe muzikanti i njohur i rokut u kthyen papritur në shtëpi, çka çoi në një përplasje me të riun, i cili më pas i qëlloi për vdekje me një armë që kishte gjetur brenda banesës.

Pavarësisht se u bë një telefonatë në 911,e dyshuar nga vetë 22-vjeçari dhe një tjetër nga një fqinj që raportoi një hyrje të dyshimtë, policia nuk arriti të hyjë në pronë dhe nuk zbuloi viktimat deri më 14 korrik.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në komunitetin lokal, ndërsa banorët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e vjedhjeve në zonë dhe reagimin e vonuar të autoriteteve.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa Boodarian përballet me akuza të rënda për vrasje dhe vjedhje me dhunë.