Zbuloi tradhëtinë me një video/ Flet gruaja që regjistroi CEO-n e kompanisë me drejtoreshën në koncert
Gruaja që filmoi momentin e tradhëtisë të ceo-s së kompanisë astronomer me drejtoreshën e burimeve njerëzore në koncertin në britani ka thyer heshtjen. Thekson se për videon nuk ka përfituar para por thekson se fillimisht nuk e ka menduar ndikimin
Ishte personi i fundit që ende nuk kishte folur për videon që ka bërë xhiron e botës: Grace Springer, gruaja që filmoi momentin në "kiss cam" ku CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe drejtoresha e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, shfaqeshin të përqafuar duke zbuluar marrëdhënien mes tyre. Videoja, që u bë virale në pak orë, ekspozoi një tradhti të dyfishtë dhe çoi në largimin e të dyve nga pozicionet e tyre të larta.
Grace foli për herë të parë në emisionin britanik This Morning, një ndër programet më të ndjekura në vend. Ajo sqaroi se nuk ka përfituar financiarisht nga videoja:
“Në të vërtetë, nuk kam fituar asnjë para nga videoja apo nga shikimet. Nuk është e monetizuar,” – deklaroi ajo.
Ajo tregoi edhe momentin kur vendosi të filmonte duek e shtuar se në momentin e parë nuk id ha shumë rëndësi. “Por, më vonë, të gjithë nisën të flisnin për të. Ishin mbi 50 mijë njerëz në stadium dhe nuk isha e vetmja që e regjistrova. Po të mos e kisha publikuar unë, jam e sigurt që dikush tjetër do ta kishte bërë.”, thotë ajo.
Edhe pse u përpoq të ishte e kujdesshme në komentet e saj, Grace nuk e fshehu ndjeshmërinë ndaj personave të prekur nga skandali.
“Më vjen shumë keq për gruan e Andy-t, Megan, për familjen dhe për të gjithë ata që janë lënduar nga kjo histori.”, shton ajo duke mos kursyer ironitë kur shprehet se Kush luan me budallallëqe, fiton çmime budallallëku.
