Alarm për b*mbë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit.

Shkak i anulimit u bë një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë.

Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit.