Studim: Kardio me barkun bosh djeg deri në dy herë më shumë yndyrë

Një analizë nga British Journal of Nutrition, mbi 27 studime dhe mbi 270 persona, ka dalë në një përfundim interesant:
Ushtrimet kardio të bëra me barkun bosh djegin më shumë yndyrë, krahasuar me ato që bëhen pas ngrënies.

???? Pse ndodh kjo?

Kur trupi është esëll, niveli i insulinës është më i ulët dhe kjo i hap rrugën trupit të përdorë rezervat e yndyrës si burim energjie.

Ndërsa kur ke ngrënë më parë, insulina ngrihet dhe trupi preferon të djegë karbohidratet që ke konsumuar.

???? Sa djegim më shumë?
Sipas studimit, deri në 6.4 gram yndyrë më shumë për çdo seancë një diferencë që ndikon realisht në përmirësimin e përbërjes trupore.