FOTO/ Me bekimin e Nikolla Xhufkës, Laert Vasili merr titullin “Kalorës"

Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili është dekoruar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit”.

Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse, me bekimin e Kryepeshkopit Nikolla Xhufka.

Dekorata iu dha në vlerësim të përkushtimit të tij ndaj Kishës, besnikërisë dhe dashurisë për rrugën e Krishtit. Kryepeshkopi Nikolla e ndau lajmin edhe në rrjetet sociale, ku përmes një postimi në Facebook shprehu urimet më të përzemërta për Laert Vasilin, duke shkruar:

“Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!”
Ngjarja u shoqërua me prani të sinodit të shenjtë dhe u shënua nga një ndjesi e thellë nderimi dhe devotshmërie shpirtërore.